Në Tetovë policia ndërpret solemnitet familjar, mbyll objektin hotelierik

e postuar më at 10:42
139 0

Mbrëmë në kontrolle të kryera nga Inspektoratit shtetëror të tregut, me asistencë të policisë është mbyllur objekt hotelierik për mosrespektim të masave parandaluese dhe ndalesës për tubime.

Në aksionin e kryer në ora 18:30 nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë bashkë me inspektorët e ISHT-së Tetovë është bërë kontroll i objekteve hotelierike në Tetovë, ku në njërin prej tyre është vërtetuar se në të është realizuar solemnitet familjar dhe ka pasur 40 të pranishëm, informojnë nga MPB.

Është privuar nga liria personi I.B.(38) nga Tetova, menaxhues i objektit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mosveprim sipas rregulave shëndetësore në kohë pandemie” sipas nenit 206 të KP të Maqedonisë së Veriut./SmartNews/

nga kategoria