Në një fshat të Tetovës konfiskohen 13 mijë euro të falsifikuara

e postuar më at 14:19
90 0

Policia e Tetovës, me urdhër gjyqësor sot (12 mars) ka kryer kontroll në shtëpinë e B. Xh. (44) nga Leshnica e Poshtme e Tetovës.

Siç informojnë nga MPB, gjatë kërkimit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 13 mijë euro në banknota prej 20 dhe 50 euro, 250 franga zvicerane, 40 dinarë kuvajtian për shkak të dyshimeve për falsifikim.

44 vjeçari është arrestuar dhe pas qartësimit dhe dokumentimit të plotë kundër B. Xh. do të ngritet padi penale për vepër “falsifikim parash”. /SmartNews/

nga kategoria