Në Maqedoni nuk ka raste me efekte anësore nga vaksinimi kundër covid

e postuar më at 13:48
58 0

“Nuk ka raste me efekte anësore pas vaksinimit që bëhet në sallën ‘A1 Arena Boris Trajkovski’”.

Këtë e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se rasti i vetëm me efekte të padëshiruara nga vaksinimi kundër COVID-19, është tek një 28-vjeçare, e cila është vaksinuar në Serbi dhe e njëjta sot do të lëshohet për kurim shtëpiak.

“Përveç dy rasteve të humbjes së vetëdijes, që nuk kanë të bëjnë me vaksinimin, por për shkak të frikës dhe su lmeve të panikut, raste tjera nuk ka.

Vajza tek e cila kishte efekte anësore, sot është lëshuar për kurim në shtëpi”, tha Filipçe.

Ai informoi se deri dje janë vaksinuar 13 mijë qytetarë kundër coronavirusit.

nga kategoria