Në Kosovë u ndaluan, Afrim Muçiqi thotë se diaspora ka filluar rezervimin e dasmave në Kukës të Shqipërisë

e postuar më at 13:18
77 0

Këngëtari i mirënjohur, Afrim Muçiqi, ka folur për masat e reja anti-Covid të vendosur tash nga Qeveria Kurti, të cilat u kundërshtuan fuqishëm nga qytetarët, bizneset, e sektorë të tjerë.


Muçiqi ka kritikuar masat duke thënë se të gjitha qeveritë që nga fillimi i pandemisë, kanë përdorur standarde të dyfishta.

Tutje ai ka bërë të ditur se diaspora kanë filluar rezervimin e dasmave në qytetin Kukës të Shqipërisë.

“Dasmat do të organizohen në Shqipëri. Kanë filluar rezervimet”, ka thënë ai në kanal10.

Ndryshe, masat e reja do të hyjnë në fuqi nga nesër dhe do të zgjasin për 12 ditë.

nga kategoria

Dani, gjyshi i ëndrrave

Posted by - 16/04/2021 0
Ramadan Krasniqi është një nga artistët më të njohur dhe të respektuar të muzikës shqiptare, shkruan “Kosovarja”. Dani prej vitesh…