Categories: Lajme

Në Gostivar mbahet Gara e 31-të shtetërore e ndihmës së parë

Dhjetë ekipe që janë kualifikuar në garat rajonale në Gostivar do t’i tregojnë mjeshtëritë dhe njohuritë në ofrimin e ndihmës së parë në garën e 31-të shtetërore, që po mbahet në Gostivar.

Hapja e ngjarjes ka qenë në sheshin e qytetit, prej ku janë dërguar mesazhe për rëndësinë e këtij segmenti në shoqëri. Njeriu i parë i shëndetësisë së Maqedonisë në fjalimin para pjesëmarrësve përmendi se ndihma e parë nuk është teori, por mjeshëri dhe e potencoi angazhimin e të rinjve.

“Në një botë ku çdo sekondë ka rëndësi, një vendim i shpejtë dhe një veprim i vogël mund të bëjë diferencën midis jetës dhe vdekjes. Dhe kush tjetër përveç jush të rinjve mund ta merrni përsipër këtë përgjegjësi, me guxim dhe energji. Ju jeni brezi që nuk pret, por vepron, ju nuk jeni vetëm e ardhmja, ju jeni e tashmja që shpëton jetë”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Në një botë ku çdo sekondë është e rëndësishme, një vendim i shpejtë dhe një veprim i vogël mund të bëjnë diferencën mes jetës dhe vdekjes. Dhe kush nëse jo ju të rinjtë mund ta mbani këtë përgjegjësi, me inkurajim dhe me energji. Ju jeni gjenerata që nuk prisni, por veproni, Ju nuk jeni vetëm e ardhmja, ju jeani aktualiteti që shpëton jetë”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Një garë të suksesshme në emër të organizatorit, Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, u uroi ekipeve dhe mentorëve të tyre sekretari i përgjithshëm Sait Saiti, i cili theksoi se ky aktivitet është simbol i dijes, humanitetit dhe përgjegjësisë.

“Ndihma e parë nuk është vetëm një teknikë, është një kulturë, zakon dhe vlerë që duhet të jetë e pranishme në jetën e përditshme. Sidomos në mjediset shkollore, ku të rinjtë formohen si personalitete. Ky aktivitet do të na tregojë se forca e vërtetë nuk matet me fitoren, por me gatishmërinë për të ndihmuar”, tha Sait Saiti në fjalimin e tij.

Në emër të qytetit pritës foli kryetari i komunës në detyrë Valbon Limani, i cili theksoi se gjatë viteve ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Kryqin e Kuq të Gostivarit dhe se vullnetarët janë një hallkë kyçe në shpëtimin e jetëve.

“Kryqi i Kuq meriton urime të veçanta për organizimin e vazhdueshëm të këtyre garave që stimulojnë ndërgjegjësimin dhe njohuritë për ndihmën e parë. Dhënia e ndihmës së parë mund të thotë më shumë sesa ajo që mund të bëjnë mjekët”, tha Limani.

Në garën afërsisht 200 vullnetarë nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq nga vendi (Gostivari, Koçanu, Vinica, Gazoi Baba, Prilepi, Manastiri, Qendra, Kumanova, Ohri dhe Karposhi), i demonstrojnë dituritë dhe mjeshtëritë për dhënien e ndihmës së parë gjatë simulimit të skenareve të lëndimeve dhe dhënies së ndihmës së parë dhe intervenimit të rregullt në raste fatkeqësia. Shpallja e më të mirëve është paralajmëruar për në orët e pasdites.

Admin01

Recent Posts

Sulejmani: Komuna e Zhelinës po falimenton, mbi 6 milionë euro borxh!

Kandidati i AKI-së për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, ka ngritur akuza të rënda ndaj…

36 minutes ago

Pesë qytetarë kanë dorëzuar ankesa tek Komisioni i Ekspertëve për Kardiokirurgji

Për rastet ku dyshohet për intevenime të panevojshme me stenta nëpër spitalet private të vendit,…

1 hour ago

Kongresmeni amerikan propozon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kongresmeni amerikan Brian Mast, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e…

2 hours ago

Shumë familje nga Gazi Babë e Çairit braktisin VLEN-in, rreshtohen pas Bujar Osmanit

Një grup i madh familjesh nga lagjja Gazi Babë te Çairit kanë braktisur VLEN-in për…

3 hours ago

Bajram Rexhepi: Nga 20 tetori administrata komunale do të jetë e lirë dhe profesionale

Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar sot një mëngjes pune…

4 hours ago

Blerant Ramadani përgëzon kampionin 8-vjeçar nga Saraji, Betim Hasani fitues në garat ndërkombëtare të matematikës në Zvicër

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka përgëzuar suksesin…

4 hours ago