Smart News

Në ditën e 7 Marsit-Ditën e mësuesit shqiptar, ministri Aliu viziton mësuesit e tij të parë

Në ditën e 7 Marsit-Ditën e mësuesit shqiptar, ministri Aliu ne qytetin e Gostivarit vizitoi mësuesit e tij të parë.Kete e beri te ditur në nje postim në rrjetin social facebook vet ministri.

“Vizitën e sotme në Gostivar, në ditën kur i respektojmë personat të cilët kanë vënë themelet e arsimit shqip, e shfrytëzova, për t’i vizituar prindërit e mi të dytë, përkatësisht mësuesen time të parë në shkollën fillore mësuesen Emine Latifi  dhe bashkëshortin e saj, të cilin poashtu e kam pasur profesor në arsimin e mesëm profesorin Qani Latifi.

Emocionet e shumta, e plotësuan hapësirën kohore të takimit tonë dhe me nostalgji i kujtuam ditët shkollore.

Mësuesja ime e parë Emine Latifi  , ashtu edhe profesori Qani Latifi  do ta kenë gjithmonë respektin për përkujdesjen dhe përkushtimin që kanë treguar në zhvillimin tim.

Kam pasur fatin që në përditshmëri, të mësoja prej tyre leksione shkollore, por edhe ta pasuroja veten me njohuri, me qëndrime, me kulturë dhe me parime mbi jetën. Ata janë mentorët e vërtetë, të cilët krahas transferimit të njohurive, kurrë nuk kanë rreshtur të jenë mësimdhënësit tanë, duke mos harruar se funksioni i tyre nuk është të krijojnë vetëm nxënës të mirë, por edhe njerëz të mirë.

Ata janë shembull më i mirë për mbarë shoqërinë, gjithmonë duke vendosur standarde të larta të sjelljes me veprimet e tyre!

Faleminderit dhe ju jam gjithmmonë mirënjohës!”-theksoi Ministri Azir Aliu në rrjetin social Facebook

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02BM7TDN5XCzx8cSVuQ3XXzCMVhyoJUewRu8jB8YQ8jL5f4YfD7on5UjpRcrRfiaSAl&id=100090414292971&mibextid=qC1gEa

Exit mobile version