Ndryshimet kushtetuese, Taravari: Nëse Ahmeti nuk e fton tryezën e partive shqiptare, do ta ftojë vetë

73 0

Shqiptarët janë gati një e treta në këtë shtet dhe e meritojnë të emërtohen ashtu siç duhet, në mënyrë dinjitoze dhe jo me “20 përqind”. Kështu tha sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi, u.d., kryetar i ASH-së Arben Taravari.

Ai tha se nuk ka garë mes subjekteve politike shqiptare se kush e propozon, por e rëndësishme është që ky emërtim tani kur hapet Kushtetuta e vendit sërish, të largohet emërtimi me përqindje që u bëhet popullit shqiptar.

“Nuk është garë, kjo është punë të cilën ASH e ka iniciuar para Marrëveshjes së Prespës dhe atëherë z. Sela dy-tre herë e ka ftuar Ahmetin që ta organizojmë tryezën e partive politike shqiptare si një prej instrumenteve që ishte e a.q. “Platforma e Tiranës”, Platfoma e partive politike shqiptare, një instrument relativisht i mirë për funksionimin e partive politike parlamentare shqiptare, por atëherë z. Ahmeti i iku gjoja nuk është momenti por edh ene kishim sugjerime prej faktorit ndërkombëtar se duhet të mbetemi me dy-tre kërkesat tona, ndryshimin e Preambulës dhe një ndryshim tjetër që e propozi ASH dhe u bë pjesë e Kushtetutës. Z. Zaev publikisht në Parlamentin e Maqedonisë kur u votuan ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës tha se është i gatshëm dhe nuk ka asgjë kontestuese që kur të hapet herën tjetër Kushtetuta, ta bëjmë edhe ndryshimin e formulimit të 20 përqindëshit, aty të vihet se në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjuhë zyrtare janë maqedonishtja dhe shqipja. Tash hapja e përsëri e Kushtetutës dhe unë mendoj se kjo punë është poshtë-lartë e absolvume dhe i falenderojë të gjitha partitë politike që e mbështesin këtë iniciativë”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se do ta pres liderin e BDI-së edhe disa ditë për ta ftuar tryezën e partive politike shqiptare dhe nëse ai nuk e fton, do ta ftojë ai vetë.

“Do të duhet të thirret tryeza e partive politike shqiptare dhe tash mos vine puna sikur ja ne e inicojmë dhe partia më e votuar te shqiptarët së paku në zgjedhjet e fundit parlamentare është BDI-ja dhe nëse atë nuk e bënë BDI-ja dhe z. Ahmeti e shoh të arsyeshme të pres edhe dia ditë dhe nëse ai nuk e fotn, do ta ftojmë ne dhe mendoj se është korrekte të kemi një konsensus ndërmjet shqiptarëve dhe me dy partitë politike maqedonase, fjalën e kam për dy më të mëdhatë pasi edhe ato poblikisht janë deklaruar se nuk ju prish punë se në Kushtetutë ndryshohet 20 përqindëshi”, deklaroi më tej Taravari.

Maqedonsit i kuptojë se si ndjehen në këto momente, shtoi më tej Taravari, por frustrimet e tyre me shtete tjera nuk kanë pse i kthejnë si çështje me shqiptarët.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria

pg slot