Të hënën skadon afati për nominimin e anëtarëve të grupit punues për përpilimin e ndryshimeve kushtetuese. VMO-DPMNE kanë dalë kundër ndryshimeve dhe kanë paralajmëruar se nuk do të delegojnë anëtarë, ndërsa atyre u është bashkangjitur edhe Alternativa, partia e parë shqiptare që del në një linjë me VMRO-DPMNE. Përveç tyre, kundër kanë dalë edhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit.
Në konferencën e mbajtur nga Zeqirja Ibrahimi, u tha se Alternativa kërkon që fillimisht të arrihet koncenzus për pikat e rendit dhe pa pasur koncenzus nuk do të delegojnë anëtarë në gruoin punues. Kjo e rëndon edhe më shumë procesin që duhet ti hapë vendit rrugën drejt BE-së, pasi koncenzusi paraprak për të cilin kushtëzon Alternativa pamundësohet nga VRMO-DPMNE.
Deri më tani të gjitha partitë shqiptare janë shprehur pro ndryshoneve kushtetuese, në të cilat mes tjerash duhet të përfshihet edhe heqja e 20% nga Kushtetuta dhe të bëhet emërtimi i drejtë i gjuhës shqipe. VMRO-DPMNE ka kundërshtuar edhe këtë propozim, ndërsa Alternativa bëhet partia e parë shqiptare që del në një linjë me VMRO-DPMNE kundër grupit punues për përpilimin e ndryshimeve kushtetuese.