Categories: LajmePolitika

“NDRYSHIM” quhet kur politikanët hajdutë të RMV-së të kthejnë paratë e vjedhura dhe të futen në burg bashkë me prokurorët dhe gjykatësit

Shkruan: Lindim Etemi

Për vite me radhë, politikanët në Maqedoninë e Veriut janë shndërruar nga përfaqësues të popullit në milionerë të paprekshëm. Ata që dikur trokisnin derë më derë për vota, sot i sheh të ngujuar në vila luksoze, duke bredhur me makina të blinduara e duke udhëtuar jashtë vendit për “punë shteti”, ndërsa qytetarët e zakonshëm rropaten për bukën e gojës, shkollohen në kushte mizerabël dhe ikin në emigracion pa kthim.

Kjo nuk është më politikë. Kjo është grabitje me kostum.

Kur një politikan, që nuk ka trashëguar pasuri, brenda pak vitesh bëhet milioner, e shoqja hap biznese, fëmijët studiojnë jashtë dhe vilat ndërtohen si kërpudhat pas shiut, është e qartë: kjo është hajni, është korrupsion, është tallje me një popull të tërë.

Ndryshimi i vërtetë nuk është kur ndërron një parti me një tjetër që bën të njëjtën gjë.
Ndryshimi i vërtetë është kur politikanët që kanë vjedhur miliona euro futen në burg dhe çdo cent i vjedhur i kthehet qytetarëve. Kjo është drejtësi. Kjo është llogaridhënie. Kjo është frika që duhet të ndjejë çdo i korruptuar përpara se të vendosë të abuzojë me pushtetin.

Populli nuk ka më nevojë për premtime bosh, për flamuj dhe fjalime patetike. Ka nevojë për veprim. Për drejtësi. Për pastrim. Për fundin e pandëshkueshmërisë.

Të rikthejmë besimin tek shteti duke nisur nga aty ku dhemb më shumë.

Të futet në burg çdo politikan që ka vjedhur, pavarësisht flamurit apo partisë.
Të konfiskohet çdo pasuri e pajustifikuar.
Të kthehen paratë aty ku e kanë vendin, te qytetari i zakonshëm.

Kjo nuk është hakmarrje.
Kjo është drejtësi.
Dhe kjo quhet NDYSHIM

Admin01

Recent Posts

Ramadani: Do të investojmë në sport për një rini të shëndoshë në Saraj

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka…

2 hours ago

Valdet Xhaferi: Numri 4, një shenjë për fitore të re historike të AKI-it

Bartësi i listës për kryesues në Këshillin Komunal të Gostivarit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për…

2 hours ago

Aleanca Kombëtare për Integrim: Çegrani, pikënisje e mobilizimit kombëtar për zgjedhjet lokale

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka hapur zyrtarisht shtabin zgjedhor në fshatin Çegran, duke e…

4 hours ago

Bujar Osmani: Me Këshillin e Sigurisë dhe ndriçimin modern, Çairi do të dalë nga hija e frikës

“Çairi nuk guxon të jetë qytet i frikës. Çairi nuk guxon të jetë komunë e…

4 hours ago

Aleanca për Shqiptarët: Librat vetëm në maqedonisht, goditja më e rëndë ndaj nxënësve shqiptarë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qeverisë VMRO-VLEN, duke e akuzuar për degradim dhe…

5 hours ago

Deponia mbi Kazermën në Zhelinë nuk u pastrua e gjitha siç tha kryetari Sejdiu, por vetëm pjesërisht

Deponia ilegale e cila gjendet mbi Kazermën në Zhelinë u pastrua pjesërisht, por jo në…

6 hours ago