Categories: Lajme

Ndodhë edhe kjo: Anëtari i Komisionit shpërblen vetveten!

Anëtari i vetëm shqiptar nga gjithsej 12 në Komisionin për çmimin “8 Shtatori”, ka propozuar vetveten për shpërblim! Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, një skandal i paprecedentë që rrezikon jo vetëm integritetin e shpërblimeve shtetërore “8 Shtatori”, por edhe frymën e barazisë qytetare të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit, ka ndodhur sot me ndarjen e çmimeve “8 Shtatori”

“Sot, në Sallën e Kristaltë të Parlamentit, Komisioni për ndarjen e Çmimit Shtetëror ‘8 Shtatori’ do të ndajë çmimet më të larta për vepër jetësore dhe për arritje në fushën e sportit. Ky është shpërblimi më i lartë shtetëror në sport, një njohje e madhe që duhet të përfaqësojë drejtësi, meritokraci dhe respekt për të gjithë sportistët tanë. Por çfarë kemi sot para syve? Komisioni i formuar me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, përbëhet nga 11 anëtarë maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar. Dhe, për ironi të fatit, i vetmi anëtar shqiptar, Hamid Bakija, në mungesë të guximit për të propozuar një sportist shqiptar, ka vendosur t’ia japë shpërblimin vetes së tij”, ka thënë BDI, ndërsa shtojnë se kjo nuk është vetëm konflikt interesi, kjo është turp dhe padrejtësi e pastër!

“Një situatë absurde dhe fyese për sportistët shqiptarë, të cilët për dekada kanë kontribuar me djersë dhe sukses në sportin e Maqedonisë së Veriut, por mbeten të përjashtuar nga njohja dhe respekti shtetëror. Kjo nuk është rast i izoluar. Vitin e kaluar kemi pasur një rast identik, kur vëllai i një kryetari komune nga VMRO si anëtar komisioni i dha vetes shpërblim. Edhe atëherë gjithçka kaloi në heshtje. A do të heshtim përsëri? Ne nuk do të lejojmë! Kjo çështje do të adresohet menjëherë para Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, sepse përfaqëson konflikt flagrant interesi dhe diskriminim të hapur”.

Dhe, vijon më tej reagimi, mesazhi ynë është i qartë: sporti duhet të bashkojë, jo të ndajë! “Sporti duhet të ndërtojë ura, jo barriera etnike. Marrëveshja e Ohrit dhe parimi i barazisë nuk janë letra boshe, por themelet mbi të cilat duhet të funksionojë çdo institucion shtetëror. BDI mbetet e vendosur të mbrojë barazinë, drejtësinë dhe dinjitetin e çdo qytetari, në çdo institucion dhe në çdo fushë të jetës, përfshirë sportin. Ky nuk është vetëm një apel, ky është një thirrje për drejtësi dhe barazi!”.

Admin01

Recent Posts

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

24 minutes ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

45 minutes ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

2 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

2 hours ago

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

3 hours ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

4 hours ago