Ndihma financiare për rreth 23 mijë qytetarë qëndron “pezull”

90 0

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa parashtruan mbi 19 mijë amendamente për dhjetë propozim ligje, që u paraqitën sot në Komisionin kuvendor të Financave dhe Buxhetit.

Midis tyre ishte edhe propozim-ligji me të cilin 23 mijë qytetarëve duhej tu jepeshin 6 mijë denarë në formë të ndihmës. Ata vitin e kaluar, për shkak të afateve të shkurtra, nuk arritën t’i tërhiqnin paratë që ishin alokuar si ndihmë shtetërore. Nga koalicioni ASH-Alternativa thonë se përparësia e tyre është ligji për Shtetësinë dhe nëse Qeveria do të donte që paratë të mbërrinin tek qytetarët, ajo do ta kishte dorëzuar propozim ligjin me procedurë të shkurtuar dhe jo me procedurë të rregullt.

Propozim ligji për mbështetjen financiare u paraqit në Kuvend më 14 janar, ndërsa vetëm tani ai ka arritur në Komisionin e Financave dhe Buxhetit. Në listën e atyre që duhet të marrin 6 mijë denarë ka prindër të vetëm, pensionistët me pension të ulët, fëmijë pa prindër dhe artistë. Për shkak të afateve të shkurtra, 23 mijë qytetarë nuk arritën të hapin llogari të re bankare, ose t’i azhurnojnë të dhënat e tyre vitin e kaluar, pas së cilës Qeveria vendosi ta zgjasë afatin për pagesën e tyre deri më 30 mars./Alsat

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria