Ndërron jetë luftëtari rus pasi konsumoi shalqi të helmuar

e postuar më at 11:36
156 0

Tragjedi në sportin e arteve marciale mikse (MMA). Luftëtari rus Alexander Pisarev ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare, pasi kishte konsumuar një shalqi të helmuar. Sportisti u gjet i pajetë në shtëpinë e tij nga babai i tij, më 30 tetor.

“Alexander Pisarev ka ndërruar jetë në gjumë dhe nuk ka patur probleme kronike me shëndetin. Sipas hetimeve paraprake, vdekja ka ardhur si pasojë e konsumimit të një ushqimi të helmuar”, u shpreh një anëtar i stafit të sportistit rus për Agjensinë Ruse të Lajmeve, TASS.

Ndërsa bashkëshortja e sportistit, është shtruar në spital, gjithashtu e helmuar nga ushqimi, por jashtë rrezikut për jetën. Babai i Pisarev u kthye në apartament në mëngjes, pasi nxori qenin shëtitje dhe zbuloi se djali i tij, i shtrirë në krevat, nuk po merrte frymë.

“Pashë dhomën dhe të dy po flinin. U afrova dhe kuptova se djali im nuk po merrte frymë. Kishte disa fraktura të vogla në gishtat e dorës, si pasojë e luftimeve të fundit, por kjo gjë nuk ishte shqetësuese. Ne hamë të njëjtin ushqim dhe jetojmë së bashku”, tha babai i sportistit.

A M

nga kategoria

Salaaaaah, tjetër gol në derbin Arsenal – Liverpool

Posted by - 03/04/2021 0
https://twitter.com/DamnStraightFam?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1378444230176206855%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fsalaaaaah-tjeter-gol-n1e-derbin-arsenal-liverpool%2F Golin për 2 me 0 e shënoi sulmuesi egjiptian, Momo Salah në minutë e 68’të, shkruan IndeksOnline   Kujtojmë…
pg slot