Categories: LajmePolitika

Nazarko: Zhbërja e Marrëveshjes së Ohrit rrezikon stabilitetin e vendit

Analisti dhe gazetari i njohur shqiptar, Mentor Nazarko, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA, ka vënë në dukje se Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me sfida serioze në krijimin e një narrative historike të konsoliduar dhe gjithëpërfshirëse, përcjell PressOnline.al.

Sipas tij, këto vështirësi janë të lidhura me presionet e brendshme për ndërtimin e identitetit kombëtar, por edhe me ndikimet e vazhdueshme nga fqinjët. Ai kujtoi se që nga periudha e Mbretërisë Jugosllave, përmes Jugosllavisë së Titos dhe deri në pavarësinë e shtetit, lidershipi maqedonas ka prodhuar narrativa shpesh kontradiktore dhe konfuze.

“Frika se shtëpia e pavarur mund të ndahej me shqiptarët, ka nxitur një qasje etnocentrike në shkrimin e historisë, duke përjashtuar apo relativizuar rolin e shqiptarëve”, thekson Nazarko, duke shtuar se vetëm tani ka një pranim më të gjerë të kontributit të çetave shqiptare në luftën kundër Perandorisë Osmane, përkrah maqedonasve.

Megjithatë, ai nënvizon se ende nuk njihet zyrtarisht origjina shqiptare e banorëve të Rekës së Epërme, pavarësisht pranisë së tyre të gjallë gjuhësore dhe folklorike.

“Shqiptarët ortodoksë mund të jenë dhe duhet të jenë një urë e re miqësie dhe pajtimi midis maqedonasve dhe shqiptarëve”, tha ai.

Nazarko paralajmëroi se zbehja e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, si përdorimi korrekt i gjuhës shqipe dhe respektimi i parimit të Badenterit, përbëjnë hapa pas që mund të çojnë në destabilizim.

Në përfundim, ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: “Shqiptarët kanë çdo arsye historike dhe aktuale për të ndërtuar fqinjësi të mirë me maqedonasit – diçka që përkrahet fuqimisht edhe nga partnerët tanë perëndimorë. Adriatiku, përmes Korridorit Tetë, mund të jetë deti ynë i përbashkët”.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

12 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

12 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

16 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

16 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

17 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

17 hours ago