Napoli fiton derbin italian ndaj Romës, shkëlqen Mertens

e postuar më at 23:06
65 0

Napoli ka arritur të mposht Romën në udhëtim për të arkëtuar pikët e plota nga “Olimpico”.

“Napolitanët” fituan me rezultat 0 – 2, ku sulmuesi Dries Mertens shkëlqeu, shkruan lajmi.net.

Një gabim nga mbrojtja e Romës, përfitoi Mertens që zhbllokoi rezultatin.

Belgu realizoi sërish pas shtatë minutave pas asistimit të Politanos (34′).

Këta dy gola vulosën fitoren e Napolit ndaj Romës, ngase në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve asnjëra skuadër nuk i konkretizojë.

Me këtë fitore, Napoli i afrohet top katër, duke u renditur në pozitën e tretë me 53 pikë, derisa Roma një pozitë më poshtë me 50 sosh.

nga kategoria