Smart News

Nacionalisti Todor Petrov: Taravari mban gjallë idenë e Arbër Xhaferit për parlamentin dydhomësh

Nacionalisti Todor Petrov: Taravari mban gjallë idenë e Arbër Xhaferit për parlamentin dydhomësh

A ka lidhje mes idesë së “Parlamentit dydhomësh” dhe “Propozimit për ndryshime kushtetuese”.

Me këtë nëntitull e nis shkrimin e tij të publikuar ditë më parë në vesrsionin online në “Nova Makedonija”, nacionalisti maqedonas Todor Petro i cili është kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas.

Shkrimi i Petrovit në formë reagimi, vjen pas përmendjes së kryetarit të ASH-së, Arben Taravarit të parlamentit dydhomësh.

Petrovi e pranon se nisma e Taravarit për një parlament dydhomësh buron nga historia e parlamentarizmit federal maqedonas. Edhe pse atij i duket e parëndësishme kjo që paralajmëron Taravari e të cilën ai e quanë iniciativë, vetë gabohet pasi atë e lidh me ndryshimet kushtetuese, gjë të cilën e përmend kreu i ASH-së kur deklaron se parlamenti dy dhomësh, mund të vijë si pakënaqësi e mos miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Duhet ditur se Maqedonia dikur ka pasur një parlament tredhomësh, në kohën kur ishte pjesë e Jugosllavisë federale. Në fakt, të gjitha republikat e Jugosllavisë kishin parlamente të formatuara në këtë mënyrë. Në kuadër të Kuvendit funksiononin tri dhoma: Kuvendi për Punë të Kombinuar, Kuvendi i Bashkësive Lokale dhe Kuvendi Social-Politik, me juridiksion të përcaktuar sipas kushtetutës së atëhershme. Nëse kjo iniciativë e Taravarit për një parlament dydhomësh buron nga ajo histori federale e parlamentarizmit maqedonas, atëherë nuk përkon fare me përkushtimin e deklaruar për anëtarësim në BE dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Nuk mund të kuptohet as si presion për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, si kusht për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Është thjesht një nismë e parëndësishme, e paraqitur si zgjidhje hipotetike për një njoftim/kërcënim me shtetet e pakënaqësisë së shprehur të një pakice etnike për mosfillimin e negociatave me BE-në (?!) Edhe si kërcënim për shtetësinë, nisma është e parëndësishme nëse qëllimi përfundimtar është të kujtojmë “qëllimet e fshehura” të federalizimit. Meqenëse iniciativa është e parëndësishme, mund të supozohet vetëm se ideja është, në fakt, që Komisioni për Marrëdhëniet e Ndërkomuniteteve në Parlament të shndërrohet në statusin e një këshilli, ose të njërës prej dy dhomave të parlamentit me të drejtë vetoje. Edhe pse vetoja tashmë është institucionalizuar në parlamentin njëdhomësh maqedonas, me shumicën e Badenterit. Ai instrument shpesh është keqpërdorur dhe shtrirë në shumë më tepër çështje sesa parashikohet nga qëndrimi kushtetues i shumicës Badenter. Edhe si kërcënim për shtetësinë, iniciativa është e parëndësishme, nëse qëllimi përfundimtar është përkujtimi i “qëllimeve të fshehura” për federalizim”, thotë Todor Petrov.

Sipas Petrovit çdo riaktivizim i idesë së një parlamenti dydhomësh në Maqedoni, qoftë edhe një paralajmërim për pasojat që do të lindin nga rezistenca e maqedonasve ndaj kushteve shantazhuese për ndryshime kushtetuese, në fakt nuk është edhe aq në interes të dëshirën për integrim evropian, por më tepër njohjen e mundësisë për realizimin e idesë së madhe shqiptare.

Иницијатива што е во колизија со критериумите за членство во ЕУ и со членството во НАТО

Exit mobile version