Na duhet një “Pushtetdashës Trim”

e postuar më at 16:13
100 0

Shkruan: Arben Taravari

Jo rrallë, në tavolinë në shtëpi ose kafene flitet se pushteti ka dështuar. Mirë por funksionarët shtetërorë vazhdojnë të shkojnë në punë. Kjo është ajo që habit. Me profesion jam mjek. Do t’i lejoj vetes të bëj një krahasim.

Një kirurg i cili shpesh dështon në operacione për shkak të amaterizmit të vet shkon në varrimin e pacientit, e të nesërmen përsëri, pa problem, hyn në sallë. Për fat të keq, i tillë është rasti edhe me pushtetin. Edhe me të tashmin edhe me të kaluarin.

Në sallat e saja do të takohet një kastë e rrënuar dhe e inkriminuar që mbijeton me shekuj. Çka bëjnë bashkë tërë ditën?! Mos ndoshta bëjnë plane për popullin nën moton latine Castigamus – Ti dënojmë!

Pandemia vret pa mëshirë, ndërsa pushteti nuk arrin të sigurojë asnjë vaksinë! Zero! Të gjithë shtetet e rajonit kanë bashkëpunim me fonde për ndihmë, vetëm ne jo. Si është kjo e mundur?
Ja, disa nga fqinjët tanë „i mbledhin“, por, si, tërë Evropa të na urrejë në atë shkallë?!? Ose, ndoshta, dëshiron të na sabotojë me gjithë Qeverinë e tanishme?!? As që dua të mendoj në atë drejtim.

Nuk mund të shmanget përgjegjësia rreth problemit me vaksinat! Ku janë të na sqarojnë bukur dhe saktë pse është ashtu? Çka është duke u bërë që të tejkalohet problemi? Kur do t’i shohim rezultatet?

Populli meriton të dijë, të dëgjojë qartë dhe saktë. Nuk mjaftojnë copëza informate aty-këty. Pra, vetë nuk do ta kompozojmë mozaikun. Dhe të habitemi se çka na ka gjetur. Transparencë nuk është vetëm të përgjigjesh në kërkesa për intervistë, të „drejtohesh“ në skenë dhe të vajtosh.

Transparenca është sinqeritet deri në palcë, pranim i (pa)përgjegjësisë, ballafaqim me zemërimin. Ashtu ndërtohet kredibilitet. Si mund të thuhet jemi „në nivel të detyrës“? Cili është ai nivel? Në kuptim të asaj, se nga keq ka edhe më keq?

Filipçe i gjorë, ndonjëherë ai e mbledh vuajtjen për të gjithë, dhe duhet ta arsyetojë atë që nuk është për arsyetim, ta mbrojë atë që është e pambrojtshme. Ndonjëherë me zor e thotë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, por si mjek dhe ministër ai e di shumë mirë se fakti që nuk ka vaksina është vulë e çertifikatës për humbje!

Nuk ka pikë më të errët se e tashmja. Pushteti nuk guxon të dështojë në premtimet e tij. Askush nuk guxon të luajë me popullin atëherë kur ai ndjehet më i dobët dhe më i pafuqishëm. Dilni, qëndroni guximshëm dhe thoni: po, dështuam në këtë dhe atë. Kërkojmë zgjidhje. E shoh „këtu dhe aty“.

Nëse nuk vijmë deri te ajo, le të gjykojë vullneti i popullit. Por, ku mund t’i dëgjosh këto fjalë! Deri më tani nuk është shfaqur në skenë një Pushtetdashës Trim i tillë. A do ta kemi fatin, në tërë këtë fatkeqësi, ta përjetojmë këtë?
Mjaft më me fantazi, në vend të realitetit, vuajtje në vend të qetësisë.

nga kategoria

Le të shpëtojmë vendin!

Posted by - 17/04/2021 0
Le të përdorim të gjitha lidhjet tona, le të kontaktojmë ambasada dhe ambasadorë, njerëz me pushtet e faktorë të vendeve…

Biden vs Putin: Raundi i parë

Posted by - 21/03/2021 0
Presidenti Biden ka dhënë grushtin e parë në një garë të përshkallëzuar midis një Amerike ringjallëse dhe një Rusie revizioniste…