Smart News

Mustafi: ASH nuk organizon sonte tubim në Kumanovë, por Mexhiti, Azizi dhe disa individë të LEN-it

Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafi përgënjeshtron se ASH organizon tubim në këtë qytet.

Duke demantuar Arben Fetain dhe disa siç ai i quan individë të LEN-it që po qarkullojnë njoftim në rrjetet sociale për gjoja takim, Huzeiri e quan spekulim një gjë të tillë.

“Njoftojmë opinionin se gjitha strukturat e ASH Kumanovë janë të unifikuara dega, nëndegët, forumi rinorë, asambleja e gruas etj, qëndrojnë fuqishëm pas vendimeve të organeve partiake të partisë”, shkruan në demantin e tij Mustafi.

Sipas tij, tubimet tjera që organizohen nga Izet Mexhiti, Adnan Azizi dhe individët tjerë të LEN-it, e ku keqpërdoret emri i Aleancës për Shqiptarët janë tendencioze, tinzare dhe me qëllime të këqija.

“Përfundimisht Aleanca për Shqiptarët Kumanovë nuk mban tubim sonte në Kumanovë!”, sqaron Huzeir Mustafi, kryetar i degës së ASH-së në Kumanovë.

Exit mobile version