Smart News

Murtezani: Prezantuam planin për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën Reformuese për vitin 2024–2027

 

Ministri për çështje evropiane dhe negociatori me BE-në, Orhan Murtezani, sot ka prezantuar planin për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën Reformuese për vitin 2024–2027.

“Sot, së bashku me euroambasadorin Mihalis Rokas, prezantuam vizionin dhe angazhimin pas Planit të ri për komunikim dhe vizibilitetit – dokument që mbështet realizimin e Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën Reformuese për vitin 2024–2027. Qëllimi ynë është i qartë: reformat është e domosdoshme të bëhen të afërta, të kuptueshme dhe të realizueshme për çdo qytetar. Ky Plan është më shumë se strategji komunikimi – ai gjithashtu është plan për besim, transparencë dhe partneritet ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve”, ka njoftuar ministri Murtzani.

Ai tutje ka shtuar se do të krijohet një platformë e re online dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillim që vjen nga Bashkimi Evropian.

“Do të krijojmë gjithashtu edhe platformë të re online, identitet vizual të dallueshëm dhe dialogje të hapura, për të përafruar Europën deri tek secili. Jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga BE-ja dhe nga të gjithë ata të cilët janë të përfshirë në këtë proces”, ka përfunduar ministri Murtezani.

Exit mobile version