Muhamed Sejdini rizgjidhet kryetar i FFMV-së

e postuar më at 14:11
74 0

Muhamed Sejdini fitoi mandat të ri katërvjeçar, kryetari i deritanishëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Sejdini mbetet në krye të “Shtëpisë së futbollit” pasi që në Mbledhjen e sotme zgjedhore mori besimin e delegatëve të pranishëm në “Alecander Palace”.

Në Mbledhjen e sotme zgjedhore, nga Agjencia për të rinj dhe sport, i pranishëm ishte zv. drejtori, Avni Rustemi, ndërsa nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut i pranishëm ishte sekretari gjeneral Sasho Popovski./Smartnews/

nga kategoria