Mucunski përgënjeshtron opozitën: Fatmir Limanit nuk i është refuzuar viza nga ShBA

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka përgënjeshtruar pretendimet e opozitës lidhur me refuzimin e vizës amerikane për ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani. Në një deklaratë për televizionin nacional Sitel, Mucunski theksoi se opozita shpërndan dezinformata dhe spekulime, për të cilat më pas detyrohet të kërkojë falje.

“Më duhet sërish të konstatoj se në mungesë të kreativitetit dhe qasjes për të ndërtuar një shtet të mirë, opozita vjen në një situatë që të kërkojë falje për deklaratat e tyre, për situatat të cilat i krijojnë sepse shpërndajnë dezinformata, spekulime dhe gjysmë të vërteta. Z. Limani e them me plotë përgjegjësi si ministër i Punëve të Jashtme nuk është refuzuar për të marrë vizë për ShBA. Nuk mund të jap detaje më të shumta duke respektuar si partnerin tonë strategjik si ndaj privatësisë së z. Limani. E përsëris edhe një herë unë si ministër i MPB-së me plotë përgjegjësi e them se z. Limani nuk është refuzuar për të marrë vizë nga ShBA,” deklaroi Mucunski.

Kjo deklaratë vjen pas pretendimeve të opozitës, të cilat Mucunski i cilësoi si të pavërteta dhe pjesë e një fushate dezinformuese.

admin

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

2 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

3 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

4 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

6 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

6 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

7 hours ago