‘Mora pushkën dola malit ….’, Noka sulmon Bashën me poezinë për armiqtë në PD

e postuar më at 12:33
7 0

Përplasja mes përkrahësve të Berishës dhe Bashës, pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, vijon me tone folklorike dhe sarkazma. Flamur Noka, një nga emrat e parë që doli kundër vendimit individual të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar sot publikoi një strofë poezie për të sulmuar kryetarin e PD-së, duke cilësuar veten dhe të tjerët si ‘armiq’.

“Ku ta dija unë i gjori se armiku ishim Ne,” shkruan Noka.

“Mora pushken dola n’mal,

Te luftoja per atdhe..,

Ku ta dija une i gjori..,

Se armiku ishim …Ne……”

Pas vendimit të Bashës, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka dolën kundër tij publikisht duke e cilësuar vendim antistatutor. Basha vendosi ta përjashtonte ish-liderin historik nga grupi  në datën 9 shtator, një ditë para se Kuvendi i ri të fillonte punimet. Natën e mbledhjes së drejtuesve të PD-së u tha se Noka tentoi edhe ta qëllojë Bashën, pasi përjashtoi Berishën.

T F

nga kategoria