“Modernizim” i komunikacionit – Kështu hidhet rëra dhe kripa në rrugët e Maqedonisë (Video)

e postuar më at 14:14
79 0

Gjatë ditëve të ftohta të dimrit derisa rrugët ishin të bllokuara me borë, në rrjetet sociale u bë virale një video nga Tetova, ku hipur në kamion, një punonjës hidhte me dorë kripën në rrugët e Tetovës. Nami i asaj ngjarje arriti deri në vendet evropiane, sa edhe BLICK.ch e publikoi të njëjtën.

Por harrojeni Tetovën. Një video e sotme po fillon të marrë hov në rrjetet sociale. Tani “aktorë” janë punonjësit e “Rrugët e Maqedonisë”, të cilët në rrugë magjistrale hedhin rërën dhe kripën me lopatë dore, hipur mbi kamion.

“Ky është modernizimi i komunikacionit rrugor”, shkruajnë me ironi në rrjetin social facebook personat që e kanë shpërndarë videon.

nga kategoria