Smart News

Mobilizohet mërgata e Zvicrës për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj që fëmijët tanë të kenë mundësinë të jetojnë afër familjarëve

Diaspora shqiptare në Zvicër ka filluar mobilizinin për zgjedhjet palamentare të 8 majit.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjetet sociale njoftohet se do të organizojnë transport falas për të udhëtuar në Maqedoni dhe të mbështesin me votë koalicionin VLEN.

“E dashur Mërgatë,

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në një ndryshim të madh që do të ndodhë më 8 maj. Le të qëndrojmë këtu, me “valixhet” tona, që fëmijët tanë të kenë mundësinë të jetojnë afër familjarëve të tyre. Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, theksojnë nga diaspora e Zvicrës.

Exit mobile version