Dega e Aleancës për Shqiptarët në Dibër, nën udhëheqjen e Bekim Pocestës, anëtar i kryesisë qendrore të ASH-së zhvilloi një mbledhje të fokusuar në çështjet aktuale politike dhe parazgjedhore.Në këtë mbledhje u morën vendime kyçe për të ardhmen e degës, përfshirë edhe formimin e një shtabi zgjedhor të ri që do të udhëheqë përpjekjet për një fitore në qytetin e Dibrës deri në zgjedhjet e 8 majit.
Bekim Pocesta do të jetë në rolin e koordinatorit të këtij shtabi, ndërsa Bleron Dema, Bleta Sela dhe Ibrahim Kolari do të jenë bashkëkryetar.
Përveç kësaj, është zgjedhur një përbërje prej 11 anëtarësh për shtabin zgjedhor, që do të angazhohen në organizimin dhe implementimin e strategjive zgjedhore. Kjo iniciativë tregon përkushtimin e ASH Dibër për të fuqizuar strukturat e saj dhe për të përgatitur terrenin për një fushatë të suksesshme zgjedhore.
Dega ASH në Dibër ka falenderuar të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme dhe dëshiron të nënvizojë se ndryshimi që ata përfaqësojnë jo vetëm është i mundshëm, por edhe “VLEN” për të gjithë qytetarët.