Mobilizohen shqiptarët e SHBA-ve për Regjistrimin e popullsisë në RMV

e postuar më at 19:01
78 0

Shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë mobilizuar për procesin e regjistrimit të popullsisë në RMV.

Shqiptarët në SHBA ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të RMV-së që jetojnë atje dhe nëse kanë nevojë për ndihmë gjatë regjistrimit, të paraqiten në Qendrën Islamike në Chicago.

“Për të gjithë bashkatdhetarët që kanë nevojë për ndihmë për regjistrim, mund të vini tek Qendra Islamike – Xhamia Chicago çdo të dielë nga ora 09:30 deri 14:00. Vetëm silleni numrin amë, ose pasaportat e Maqedonisë”, thotë Valdet Zuteja.

Ndryshe, regjistrimi i qytetarëve që jetojnë jashtë RMV-së ka filluar që nga 1 marsi dhe do të zgjasë deri më 21 prill. Mërgimtarët mund të vetregjistrohen nëpërmjet internetit

nga kategoria