Categories: Lajme

MMPT: Komuna e Tetovës të ndalojë urgjentisht punimet për restaurimin e gjimnazit ku deformohen fasadat

Pas shqetësimeve të ngritura nga aktivistët e kulturës për mënyrën e restaurimit të objekteve kulturore në Tetovë, nisma Më Mirë për Tetovën kërkon nga Komuna e Tetovës të ndalojë urgjentisht punimet për restaurimin e objekteve të vjetra të gjimnazit të qytetit, shkruan Portalb.mk.

Nga Më Mirë për Tetovën, thonë se deformimi i fasadave të dy objekteve të vjetra historike te ish shkolla e mesme medicinale e është akt i shëmtuar dhe tendencioz për të shlyer gjurmët nga e kaluara e qytetit tonë.

“Me këtë është shkelur ligji dhe kërkojmë që çdo lloj punimi të bëhet nga ekspertët profesionistë të restaurimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Skena të tilla na kujtojnë vitin 2018 ku u tjetërsua Ndërtesa e arkivit të qytetit, objekt me histori mbi 100 vjeçare. Kërkojmë nga kryetari aktual i Komunës së Tetovës që të ndalojë urgjentisht punimet për të parandaluar dilentantizmin dhe papërgjegjësinë”, thanë nga Më Mirë për Tetovën.

Komuna e Tetovës nuk është përgjigjur në pyetjet gazetareske për këtë çështje.

Nga Ministria e Kulturës për Portalb.mk thanë se çdo ndërhyrje mbi një objekt që paraqet trashëgimi kulturore duhet të bëhet duke respektuar plotësisht autenticitetin, vlerën historike dhe rëndësinë kulturore të tij.

“Ndërhyrje siç janë rinovimi, restaurimi apo adaptimi, duhet të kryhen mbi bazë të elaboratëve profesionalë dhe projekteve të miratuara nga institucioni kompetent. Vendosja e fasadave moderne mbi objekte historike, pa pëlqim, paraqet shkelje të ligjit dhe konsiderohet degradim i trashëgimisë kulturore”, thanë nga Ministria e Kulturës.

Nëse deri tani nuk janë ndërmarrë masa të mjaftueshme, sipas ministrisë kjo ka ndodhur për shkak të mjeteve të kufizuara buxhetore, mungesës së koordinimit mes pushtetit lokal dhe atij qendror si dhe mosrespektimit të procedurave ligjore nga ana e disa investitorëve dhe pronarëve privatë.

“Ministria nuk mbështet mbulimin e objekteve historike me fasada moderne, por për restaurimin e tyre profesional, autentik dhe ligjor. Trashëgimia kulturore në Tetovë ka vlerë të madhe dhe çdo qytetar ka të drejtë, por edhe obligim, të marrë pjesë në ruajtjen e saj”, thanë nga Ministria e Kulturës.

Nga organizata HUTA duke komentuar përgjijgen e Ministrisë së Kulturës së dhënë për Portalb.mk theksuan se ministria i konfirmoi shqetësimet e tyre.

“Ne si organizatë kemi ngritur vazhdimisht shqetësimin tonë për mënyrën e papërshtatshme të ndërhyrjeve në disa objekte historike në qytetin e Tetovës. Sot, këtë shqetësim tonin e konfirmon edhe vetë Ministria e Kulturës, thanë nga HUTA.

Pak ditë më parë, nga organizata HUTA ngritën shqetësime për mënyrën joprofesionale se si Komuna e Tetovës dhe Ministria e Kulturës po i trajtojnë objektet në qytet.

Roni Kadriu nga kjo organizatë theksoi se edhe dy objektet e vjetra te Gjimnazi i Tetovës që po restaurohen po bëhen në formën joadekuate.

“Ndërtimi është duke u mbuluar me stiropol, nuk është bërë ndonjë plan adekuat për restaurimin e të njëjtës, kemi fasadë të betonizuar dhe plastifikuar në vend të restaurimeve me metoda tradicionale, kjo nuk është restaurim por shkatërrim i trashëgimisë kulturore”, tha Kadriu.

Një nga të punësuarit e kompanisë që realizon punimet, edhe pse nuk deshi të flasë para kamerës, na tha se fasada nga jashtë do të bëhet siç ka qenë dhe se do të ruhet pamja e vjetër.

Kujtojmë se në programin zgjedhor ‘Me ka krejt për Tetovën’ 2021-2025 me të cilin kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami garoi dhe fitoi në zgjedhjet e fundit lokale tetorin e vitit 2021, në pjesën e kulturës përmenden investime dhe rikonstruime për Kalanë e Tetovës, Teqenë Arabati Baba, Ura e Kazazëve, por asnjëra nga këto nuk është realizuar në terren.

Admin01

Recent Posts

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

4 minutes ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

30 minutes ago

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së…

36 minutes ago

Kur parullat bien poshtë: ‘Çairi foli’ apo ‘VLEN-i demaskoi veten’?

Hapja e Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair, që ishte menduar të jetë një shfaqje…

1 hour ago

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

12 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

13 hours ago