Smart News

Mislimi: Arben Fetai më i spikaturi nga liderët, meriton të udhëheq VLEN-in

Shkruan Rami Mislimi – Gazetarë

Arben Fetahu përballë Pandurit!

Nuk dua të komentoj largimin e Arben Fetahut nga ASH apo nga ndarja me Arben Taravarin nëse ka bërë mirë apo keq, por dua të ndalem te përballja e tij e fundit në TV Dukagjini, në debat me gazetarin Ermal Panduri.

Pavarësisht se Ermali u përpoq ta vë në siklet, me pyetje provokuese dhe krahasime të mprehta, Arben Fetahu me mjeshtëri të madhe jo vetëm që iu përgjigj qetësisht çdo pyetjeje, por doli nga debati me dinjitet dhe qartësi, përballë një moderatori me përvojë dhe njohuri të thella për politikën në Maqedoninë e Veriut.

Është e vërtetë, siç ka thënë edhe Arben Taravari, se shqiptarët në Maqedoni janë në pozitë më të keqe se kurrë në këto 35 vite të papunë, pa përfaqësim real dhe pa ndikim në vendimmarrje. Por Arben Fetahu, me një mënyrë të artikuluar dhe bindëse, i dha debatit një frymë ndryshimi. Ai përcolli mesazhin se situata mund të ndryshojë, dhe se ka zëra të arsyeshëm dhe të aftë në politikën shqiptare.

Në VLEN, për mendimin tim, nuk ka ndonjë politikan që mund të përballet me këtë nivel debati dhe të mbetet i paçmontueshëm. Arben Fetahu është një prej të paktëve që e arrin këtë.

Nëse ka dikush që mund ta udhëheqë VLEN-in drejt një rruge të re dhe më të fuqishme, ai është Arben Fetahu.

Ky status vlen vetëm për debatin që kishte sonte Arben Fetahu!

Exit mobile version