Mirsada Emini Asani sqarohet për komentin “anonim” ndaj Taravarit për stadiumin në Çegran

e postuar më at 13:14
102 0

Ish deputetja e BDI-së, Mirsada Emini Asani është sqaruar për komentin që e ka shkruar në një video të kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari kur fliste në ClickPlus për stadiumin në Çegran.

Ajo thotë se komentin e ka bërë me vetëdije, dhe se ka kërkuar që të mbetet anonime në pjesën emisionit, ndërkaq siç thotë, ajo ka qenë e vetëdijshme se në rrjete sociale figuron emri i saj.

“Unë kam komentuar në atë që thotë Taravari, se ka bërë stadium në Çegran. Që nuk është e vërtetë. Kjo nuk është e vërtetë, sepse Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe unë si deputete e zonës kam punuar së bashku me ish drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaeski dhe janë siguruar mjetet për rikonstruim të stadiumit të Çegranit. Deri më tani është dashur ajo të jetë e kryer, dhe duke qenë se Komuna e Gostivarit udhëhiqet nga Taravari dhe stërkëmbëzat që ata i kanë bërë për përpilimin e dokumentacionit, ende nuk është realizuar ai rikonstruim, ato mjete nuk ishin të ndara, dhe komenti im ishte, që t’i them Taravarit, se nuk është ashtu. Pse ta gënjejë opinionin? Sigurisht nuk desha që të lexohet emri im, por në rrjete sociale sigurisht se shihet ajo se kush e ka bërë komentin dhe aty unë nuk mund të jem anonime”, tha deputetja Mirsada Emini Asani.

TV21: Pse keni shkruar se duhet të jetë anonime?

“Jo, nuk është anonime. Unë atë e kam thënë në kuptim të Fatmirit (gazetarit të ClickPlus), që mos t’ia lexon emrin tim. Se unë kam komentuar, mos t’ia thotë Taravarit”

TV21: Do të thotë ju qëllimshëm keni komentuar?

“Po, kuptohet se unë me qëllim kam komentuar”, deklaroi Mirsada Emini Asani për TV21.

Përndryshe, në një video të Taravarit nga emisioni ClickPlus, kur fliste për stadiumin në Çegran, ka komentuar Mirsada Emini Asani. Në koment, ajo ka deklaruar, se ajo çfarë po thuhej nga Taravari, “nuk janë të vërteta”, por edhe pse figuronte emri i saj në koment, aty shkroi se dëshiron të mbetet anonime.

No description available.

nga kategoria