Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga në një prononcim për TV21 bëri të ditur se në çertifikatat e lindjes do të vendoset grafa e përkatësisë etnike. Lloga thekson se ky vendim vjen si masë parandaluese për keqpërdorim gjatë punësimit, shkruan Top24
“Nga java e ardhëshme do të vendosim rregullore që përkatësia etnike të vendoset në çertifikatat e lindjes, me qëllim që të mos ketë keqpërdorime gjatë punësimit.Sot pata takim edhe me drejtorin e librave amë dhe është çështe javësh kur do të fillojnë të lëshohen çertifikatat ku do të përfshihet përkatësia etnike” tha misnistri Lloga.