Smart News

Ministri i shëndetsisë Fatmir Mexhiti pjese e kongresit të shëndetsisë në Tiranë

Ministri i shëndetsisë së RMV, Fatmir Mexhiti ishte pjesë e kongresit të shëndetësisë që po zhvillohet në Tiranë të cilin e hapi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shkruan Top24

‘Sot kisha nderin që në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, D-r. Fatmir Mexhiti të marr pjesë në Kongresin e Shëndetësisë që mbahet në Tiranë në datat 5, 6 dhe 7 Mars.

Punimet e Kongresit u hapën nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë. Në të marrin pjesë ministra dhe drejtues të institucioneve shëndetësore nga vendet e rajonit dhe Evropës, drejtues të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfaqësues të OKB-së dhe orgnazitave dhe fondacioneve shëndetësore ndërkombëtare.

Kongresi synon të sjellë së bashku politikëbërësit, ekspertët shëndetësorë, profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe përdoruesit e shërbimeve, në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për tu angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor.

Ky kongres do të jetë një medium për palët e interesuara që do të reflektojnë mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, për t’i mësuar dhe për t’i përshtatur ato në qëllim të ofrimit të një kujdesi më të mirë, rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe për t’u përditësuar me risitë më të fundit në fushën e shëndetësisë.

https://fb.watch/j5IyNKjps6/

Exit mobile version