Categories: LajmePolitika

Ministri i Shëndetësisë më shumë tenderë se aktivitete: Azir Aliu nënshkruan 3.6 milionë euro brenda një jave

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, duket se ka më shumë angazhim me tenderët sesa me problemet reale të sektorit që drejton. Ndërsa Qendra Klinike Universitare përballet me kaos në infrastrukturë, mungesë parkingjesh dhe shërbime të mbingarkuara, Aliu është fokusuar tek nënshkrimi i kontratave me vlerë milionëshe.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Byroja për Furnizime Publike, në vetëm nëntë ditë – nga 25 qershor deri më 4 korrik – Ministri Aliu ka nënshkruar katër tenderë, me vlerë totale prej 3.660.894 euro, përkatësisht 225.144.991 denarë.

Pra, për më pak se një javë pune efektive, kabineti i Ministrit është shndërruar në zyrë të furnizimeve publike, ndërsa vetë Aliu në një “robot nënshkrimesh”.

Ndërkohë që pacientët dhe familjarët e tyre përballen çdo ditë me mungesën e kushteve elementare – si parkingu, qasja në shërbime dhe transparenca në kujdesin shëndetësor – Ministri nuk ka dhënë asnjë zgjidhje konkrete apo prononcim publik lidhur me këto probleme. Heshtja e tij përballë mediave është bërë tashmë rregull, jo përjashtim.

Ndërkohë që tenderët milionësh vazhdojnë të mbushin agjendën e Ministrit Azir Aliu, pacientët me diabet paralajmërojnë revoltë të hapur publike për shkak të trajtimit diskriminues dhe shkurtimit të të drejtave të fituara.

Tenderët janë publike. Problemet – të neglizhuara. Dhe kjo tregon shumë për prioritetet aktuale të udhëheqjes në Ministrinë e Shëndetësisë.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

4 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

5 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

6 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

8 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

8 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

9 hours ago