Smart News

Ministri i ri në takim koordinues me të punësuarit në MSHIA / Aliu: Përkushtimi ndaj punës, parimi kryesor

Takimet e para të punës si ministër i MSHIA, Azir Aliu e ka pasur me kolegë nga sektorë dhe departamente të ndryshme të kësaj ministrie, me të cilët ka diskutuar për prioritetet e punës në periudhën e ardhshme.

Siç thuhet në njoftimin e ministrit të ri në rrjetet sociale, në dikasterin të cilin ai ka vetëm pak ditë që e drejton, ka takuar njerëz shumë punëtor.

“Me vëmendje të veçantë pata rastin të dëgjoj mendimet dhe pikëpamjet e tyre për proceset e udhëhequra nga ministria jonë. Kam takuar shumë njerëz punëtorë dhe profesionistë që e duan punën e tyre dhe të gjithëve u theksova se zyra ime do të jetë gjithmonë e hapur për idetë dhe sugjerimet e tyre – se si të bëjmë bashkërisht ndryshimet që qytetarët presin dhe meritojnë!”, shkruan Azir Aliu, ministër në MSHIA.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0fTj6jD6368sx6ygPKJq8tXBsDhHuzXMev6vAqQ2Tcxk8yBTbrWz7QyKs17p1p9GCl&id=100090414292971&mibextid=qC1gEa

Në shkrimin e tij, ministri Aliu thotë se “profesionalizmi, përgjegjësia dhe përkushtimi ndaj punës duhet të jenë parimet kryesore të secilit prej nesh”, duke theksuar se “vetëm kështu mund të arrijmë sukses në sfidat me të cilat përballemi!”.

Exit mobile version