Smart News

Ministri i ardhsëm Azir Aliu, prezenton programin për MSHIA në Kumanovë dhe Saraj

Azir Aliu, kuadër i ASH-së i propozuar për Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ka prezentuar programin e tij menaxhues para Degëve të kësaj partie në Kumanovë dhe Saraj, shkruan InfoShqip.

Kandidati për ministër në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu ka nisur aktivitetet në terren para marjes së postit duke zhvilluar takime degët e Aleancës për Shqiptarët në nivel vendi.
Aliu ka qëndruar sot me strukturat partiake në Saraj ku ka zhvilluar një bashkëbisedim por edhe ka prezantuar planin e tij për udhëheqeje të suksesshme të Ministrisë.

“Sot struktura e degës Saraj pati nderin të mirpres në bashkbisedim Ministrin e ardhshëm të Informatikës dhe Administratës zAzir Aliu”- Shkruan në publikimin e Aleancës për Shqiptarët-Dega Saraj.

Më tej z. Aliu ka vazhduar takimet edhe në Kumanovë.

“Sonte degën e ASH-së Kumanovë e vizituan kandidati për ministër të Shoqërisë informative Prof.Dr. Azir Aliu dhe deputeti Prof.Dr. Elmi Aziri. Ministri i ardhshëm para degës së Kumanovës paraqiti idetë dhe projektet e tij se si do të menaxhon me ministrinë në periudhën në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Degës së ASH-Kumanovë.

Më tej në njoftim thuhet se “Gjithashtu në debat me ide dhe propozime konkrete u inkuadruan edhe anëtarët e degës”.

Ndryshe, Aliu menjëherë pas propozimit për minisër në MSHIA, filloi takimet me strukturat partiake nëpër degë, duke filluar me atë të Gostivarit, qytet nga ku vjen edhe ai vetë.

Exit mobile version