Smart News

Ministri Fatmir Mexhiti jep lajmin, rritje të pagave në shëndetësi, deri në 3000 den

Kam kënaqësinë t’ju informoj se së bashku me Kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Lubisha Karanfilovski, sot nënshkruam Aneksin për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes Kolektive për veprimtarinë shëndetësore, e cila rrit pagat për të punësuarit në institucionet shëndetësore publike.

Rritje prej 3,000 denarë, 2,500 denarë ose 2,000 denarë referohen për të gjithë të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, duke filluar nga pagesa për muajin mars, të vitit 2023

Ky është vetëm një nga premtimet që kemi realizuar në drejtim të stimulimit dhe motivimit të punonjësve të shëndetësisë, e me këtë edhe përmirësimit të sistemit shëndetësor.

Exit mobile version