Ministri i MSHIA-së, Azir Aliu sonte ka shtruar iftar për ish ministrat e MSHIA-së, Jeton Shaqiri dhe Admirim Aliti.Ai ka cekur se e ka për kënaqësi të shtrojë iftar për dy kolegët e tij, ish ministrat e MSHIA-së dhe cek se çmon kontributin e tyre në këtë ministri dhe shton se ata MSHIA do ti ketë në mendje si puntorë të përkushtuar.
“Ditët e shenjta të muajit të Ramazanit bëhen edhe më të veçanta kur i ndani me miq e shokë.
Sot kisha kënaqësinë të jem nikoqir i iftarit për kolegët Jeton Shaqiri dhe Admirim Haliti, personalitete që MSHIA do t’i ketë në mendje si punëtorë të përkushtuar dhe bartës të memorjes institucionale.
Ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!”-thekson Azir Aliu në Facebook