Smart News

Ministri Azir Aliu panelist në konferencën ndërkombëtare “Integriteti kibernetik në administratën publike”

Hartimi i strategjisë së re mbi sigurinë kibernetike 2023-2027 së bashku me Planin Aksional, inkluzivitetin e procesit dhe aktivitetet e gjëra të MSHIA-së për ndërtimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike.

Këto ishin temat për të cilat u diskutua në konferencën ,,Integriteti kibernetik në administratën publike”, organizuar  nga IMPETUS, duke theksuar se reformat në administratën publike të bazuara në digjitalizim, mbeten një ndër prioritetet kyçe të Ministrisë dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

,,MSHIA-ja, së bashku me institucionet tjera, punon në kontinuitet dhe ndërmerr aktivitete të ndryshme për përforcimin e kapaciteteve mbi sigurinë kibernetike”

Mes tjerash, theksova se hartimi i Strategjisë së Re për Sigurinë Kibernetike 2023-2027, përpilohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga MKD-CIRT, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes, Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e grupit punues.

,,Në një mënyrë mjaft transparente dhe nëpërmjet procesit inkluziv, duam që së bashku të përpilojmë dokument strategjik i cili me të vërtetë do të jetë kualitativ dhe i zbatueshëm në praktikë. Për atë ne do të vazhdojmë edhe më tutje me aktivitetet, deri në formulimin përfundimtar të Strategjisë e cila do të kontribuojë në ndërtimin e një eko sistemi kibernetik në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Për të krijuar ekosistem të plotë për “Cyber Security” një nga aktorët më të rëndësishëm janë resurset njerëzore.

Për këtë qëllim MSHIA-ja do të angazhohet për të krijuar materiale multimediale për “Cyber Hygiene”

Exit mobile version