Sot ministri i MSHIA-së Azir Aliu ka realizuar takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, z. David Geer.Ministri Aliu e vleron bashkpunimin me BE-në si parakusht për permbushjen e vizionit të tij per nje vend me shoqeri moderne dhe te digjitalizuar si dhe per nje administrate me efikase në sherbim te qytetareve.Gjitashtu ministri Aliu i ka shprehur mirnjohjen e thelle zotit Geer për mbështetjen qe jep Bashkimi Evropian në rrugën reformuese të shtetit tonë.
“Partneriteti me Bashkimin Evropian është parakusht lidhur me përmbushjen e vizionit tonë për një vend që ka shoqëri moderne dhe të digjitalizuar të mundësive dhe administratë në shërbim dhe në funksion të çdo qytetari.
Në takimin e sotëm me z. David Geer – ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen që marrim në rrugën tonë reformuese dhe gatishmërinë për të punuar bashkërisht në përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara.
Vlerat që i ndajmë, do të jenë udhërrëfyes në proceset të cilat do t’i udhëheqë MSHIA-ja në periudhën e ardhshme dhe ndihem i privilegjuar që në këtë “fushatë” kemi aleatë dhe miq siç është ai.” -shprehet ministri Azir Aliu në rrjetin social Facebook