Categories: Politika

Mimoza Musa: VLEN do të jetë Qeveria e ardhshme me kushte të qarta, Menduh Thaçi pranoi që Fronti Evropian po negocion pa kushte me VMRO-në

Kandidatja për deputete nga radhët e VLEN Mimoza Musa, ka potencuar që hyrja e VLEN në Qeveri do të jetë në bazë të kushteve, si ndryshimet kushtetuese dhe heqja e 20%, deri sa ka kujtuar ndaj Frontit Evropian që ato janë ata të cilët negociojnë me VMRO-në që të ketë Qeveri mes tyre pa asnjë kusht, duke dërguar Menduh Thaçin si emisar tek VMRO.

“Në kampin maqedonas veç se fituesi dihet, mandatari vendos se me kë do të bëjë qeverinë e re. Asnjë dalje publike e liderëve tonë nuk ka deklaratë që do ketë qeverisje pa kushte. Ne kemi dy kushte, atë të votimit të ndryshimeve kushtetuese dhe heqjes së 20%. Deri tani Mickovski dhe Gordana mund të mbajnë vetëm retorikën e tyre, ata janë ata që na ftojnë në formimin e Qeverisë, andaj ne për këtë formim të Qeverisë kemi kushte qarta”

Në replikë ndaj Fatmire Isakut nga Fronti Evropian, Mimoza Musa, ka kujtuar deklaratën e kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickovski i cili theksoi që BDI dërgon emisar që të negocioj hyrjen në Qeveri pa kushte, deri sa emisar ka qenë vetë z. Menduh Thaçi që e ka pranuar këtë publikisht: “Ju jeni ata të cilët dërgoni emisar tek Hristijan Mickovski, i cili deklaroi vetë që nuk keni asnjë kusht për hyrje në Qeveri. Emisari i cili shkon dhe negocion tek VMRO është Menduh Thaçi, lideri i juaj, i cili vetë e pranoi publikisht.”

Admin01

Recent Posts

AKI: Kushëriri i Izet Mexhitit me tenderë po i hap rrugë botës serbe në Maqedoni

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ngre alarmin për një skandal të nivelit më të lartë,…

35 minutes ago

Ai që ngrihet duke i shitur shokët akuzon për sallta

Shkruan: Liridon Ramadani Njëri po e akuzon Arben Taravarin për sallta, po në fakt Arben…

1 hour ago

Faton Ahmeti: Që nga 15 Shtatori i vitit 2002 BDI me Ali Ahmetin janë forca kryesore politike në vend

Më 15 shtator 2002, saktësisht 23 vite më parë, u shënua një ngjarje historike për…

2 hours ago

Bujar Osmani: Na e hoqën gjuhën, e braktisën rrugën drejt BE-së, zgjedhjet janë referendum për fatin tonë

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, dje kritikoi ashpër Qeverinë e VMRO-DPMNE…

3 hours ago

Rruga Tetovë – Prizren: RMV-ja ende nuk e ka hapur tenderin për fazën e projektimit

Përderisa në Kosovë vijojnë punimet, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është hapur tenderi për…

4 hours ago

Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit

Shefi i shtabit zgjedhor dhe njëherit sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI),…

6 hours ago