Smart News

Mimoza Musa me mesazh falenderues: Revolucioni ka filluar, VLEN në qeverisje për të luftuar krimin dhe korupsionin

Deputetja e ardhshme nga radhët e VLEN Mimoza Musa, ka falenderuar votuesit e koalicionit VLEN për suksesin historik të arritur në zgjedhjet e djeshme. Ajo ka shkruae gjithashtu që kjo fitore është revolucion opozitar që do të shihet në Qeverisjen e ardhshme.

“Të nderuar miq,

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj tejet të çmuar në votimin e djeshëm! Vota juaj më jep delegimin demokratik të përfaqësimit si deputete e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Koalicioni ynë, VLEN, ka një vizion të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, një qeverisje e cila do të luftojë ashpër krimin dhe korupsionin për të siguruar drejtësi dhe integritet institucional.

Urime në veçanti fitoren opozitare, që u nis në lagjen tonë Çarshi e Epërme, vazhdoi në Tetovë, dhe kumboi gjithandej në Maqedoninë e Veriut. Kjo tregon se është vetëm fillimi i një revolucioni të ardhshëm. Së bashku, në çdo cep të vendit, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë!

Faleminderit edhe një herë për përkrahjen tuaj!”, shkruan Musa.

Exit mobile version