Mimoza Kusari-Lila do të jetë shefe e grupit parlamentar të VV-së

e postuar më at 18:24
95 0

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila është zgjedhur që të jetë shefe e grupit parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosjeje.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nga 51 deputet të pranishëm, 45 kanë votuar pro, ndërsa dy vota kanë qenë kundër, dy kanë abstenuar, ndërkohë që një fletëvotim ka qenë i zbrazët.

Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt, Kusari-Lila ka qenë ndër deputetet më të votuara nga lista e VV-së me mbi 50 mijë vota.

“Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shefi i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe zgjedhet nga Këshilli i Përgjithshëm”, thuhet në njoftim të VV-së.

Mimoza Kusari-Lila është deputetja që sidomos në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ne dhe për vendin. Asaj i urojmë sukses në detyrën dhe përgjegjësinë e saj të re./

J X

nga kategoria