Milan me përmbysje triumfon ndaj Fiorentinas

e postuar më at 20:03
114 0

AC Milan ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Fiorentina, e vlefshme për xhiron e 28-të në Seria A.

“Rossonerët” fituan këtë super përballje me përmbysje 2 – 3, shkruan lajmi.net.

Ishte Zlatan Ibrahimovic që realizoi gol të bukur për të zhbllokuar shifrat (9′).

Vendasit, u kthyen në lojë përmes Pulgar, që realizoi supergol nga gjuajtja e lirë (17′), rezultat me të cilin u mbyll ndeshja e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Fiorentina kaloi për herë të parë në epërsi përmes Franck Ribery (51′).

Por, gëzimi zgjati vetëm gjashtë minuta, me Milanin që barazoi me anë të Brahim Diazit (57′).

Fitoren dhe njëkohësisht përmbysjen në rezultat e bëri realitet, sulmuesi Hakan Çalangolu me një gol mjaftë të bukur (73′).

Pas kësaj fitore, Milan ngushton shifrat në krye me 59 pikë, gjashtë me pak se Inter, kurse Fiorentina renditët në pozitën e 14-të me 29 sosh.

nga kategoria