Mickovski shpalos kërkesat e takimit me Zaevin

e postuar më at 15:45
79 0

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin e ditës së hënë me kryeministrin Zoran Zaev do të shkon me kërkesa të qarta për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë dhe formimin e Qeverisë së ekspertëve për të organizuar zgjedhjet lokale. Mickoski është i gatshëm për Qeveri të unitetit kombëtarë në të cilin nuk e sheh ai veten, por thotë se do ta ndihmon të njëjtën me qëllim tejkalimin e krizës ekonomike, shëndetësore dhe politike ën të cilën ndodhet shteti.

Jo, un nuk po flas për koalicion të zgjeruar. Qëndrimi im ishte se duhet Qeveri ekspertësh e cila do t’i organizon zgjedhjet lokale ose Qeveri për unitet kombëtar e cila do t’i shërben shtetit. Nuk them se unë dua të jem, nuk duhet dhe nuk dua. Do të ndihmoj gjithçka si lider i opozitës që ajo Qeveri të ketë sukses”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në takim do të diskutohet edhe për Kodin Zgjedhor dhe sigurimin e aparateve për regjistrimin e votuesve përmes vijave papilare në gishtërinj. Mickoski duket të jetë tërhequr nga ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Sipas tij në lojë mbeten tre skenarë.

Shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për arsye shëndetësore të qytetarëve sot e kërkoi edhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov i cili kohë më parë u shkëput nga grupi parlamentar i LSDM-së, por që vazhdon ta mbështet shumicën parlamentare. Ditë më parë, opozita shqiptare hodhi dyshimet se takimi sipas tyre, monoetnik Zaev-Mickoski ka për qëllim anulimin e regjistrimit të popullsisë dhe ndërtimin e strategjisë së përbashkët kundër propozim-Ligjit për shtetësi.

 

J X

nga kategoria