Mickoski rizgjidhet në krye të VMRO-DPMNE-së, Kovaçevski kryetar i ri i LSDM-së

e postuar më at 10:13
14 0

Në zgjedhje të jashtëzakonshme brendapartiake dhe në kongres, dy partitë më të mëdha politike në vend, LSDM dhe VMRO-DPMNE gjatë sitës së djeshme kanë zgjedhur liderët e partisë. Dimitar Kovaçevski me 37.649 vota nga anëtarët e partisë është zgjedhur kryetar i LSDM-së, ndërsa kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me 4489 vota të delegatëvwe përsëri është zgjegjur kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Dy kandidatët e tjerë për kryetar të LSDM kanë qenë Jovan Despotovski, i cili mori 3.319 vota dhe Frosina Remenski, e cila mori 2.836 vota. Të pavlefshme kanë qenë 602 fletëvotime.

Kovaçevski do të zëvendësoj kryetarin e deritanishëm, Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje pas rezultatit të LSDM-së në zgjedhjet lokale të mbajtura më 31 tetor.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE në kongresin e 17-të të rregullt partiak ka rizgjedhur Hristijan Mickoskin për kryetar. Ai ka qenë kandidati i vetëm në postin e kryetarit, ndërsa ka marrë mbështetjen e 489 delegatëve. Në kongresin me moton “Gjeneratë të re për të ardhme të re”, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar doktrinë të re dhe freskime kadrovike.

Mickoski tha se insistojnë në zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, sepse siç tha, “populli duhet të përfaqësohet sipas asaj që ka votuar dhe populli në zgjedhjet e fundit lokale ka votuar për VMRO-DPMNE-në dhe Koalicionin”.

 

T F

nga kategoria