Mickoski: Kam marrë kërcënime pas publikimit të aferës

e postuar më at 10:49
91 0

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë tha se ai ka marrë kërcënime menjëherë pasi partia e tij publikoi aferën “Mafia.

Mickoski thotë se kërcënimet kanë qenë më intensive ndërsa VMRO-DPMNE për katër ditë me radhë ka publikuar emra të kriminelëve rajonal e që MPB ka punuar pasaportë me identitet të rremë.

“Nuk e di nëse kërcënohet mafia, por numra të çuditshëm vijnë, e-maile të çuditshme, letra të çuditshme gjatë këtyre ditëve. Numra telefoni nga Rusia. Unë do të vazhdoj edhe më tej dhe kjo më inkurajon mua se jemi në rrugën e duhur dhe nuk do të ndalemi”, tha Mickoski.

Ai shtoi se në qershor pas zgjedhjeve parlamentare ka mbetur pa sigurim shtetërore për shkak se është njoftuar nga Agjencia për Siguri Shtetërore se nuk ka rrezik.

nga kategoria