Kryetari i opozitares maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka vendosur dyshime edhe në deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz për garancën që i dha Maqedonisë së Veriut se nuk ka sfida të tjera përveç ndryshimeve kushtetuese.
Mickoski në Kanal 5 theksoi se fjalë të tilla të mira dhe hijeshi të tilla kemi parë për më shumë se dy dekada që kur rruga jonë drejt BE-së filloi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ose më shumë se tre dekada që kur u bëmë shtet i pavarur, por gjithmonë nga ne kërkojnë lëshime.
Mickoski tha se për t’u bindur qytetarët e Maqedonisë në ato fjalë të bukura nga BE-ja, në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian le të dalin në një përfundim të ri në të cilin do të nisen nga draft-versioni punues i kornizës negociuese. , sepse ende nuk është paraqitur, pjesa ku është marrëveshja dypalëshe me Sofjen.
Ai tha se katër javë i dhanë mundësi qeverisë të zgjedhë një nga propozimet e tij por shtoi se nga sot kjo nuk vlen, zgjidhja janë vetëm zgjedhjet.
“Dy opsionet që i ofrova në mbledhjen e lidershipit ishin në tavolinë deri në këtë moment, deri në këtë emision ende nuk kam dëgjuar përgjigje nga Kovaçevski se cilin nga dy opsionet e pranon, qoftë të parin (Ndryshimet kushtetuese) me efekt të vonuar, pra të shohim, ose e dyta – zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga sot është vetëm një opsion në tavolinë, e ai janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Mickoski në Kanal 5.
Për negociatat me BE-në, Mickoski tha se sipas tij vendi nuk po negocion, madje jemi shumë larg negociatave.