Mickoski: Ende punohet për shumicë të re parlamentare

e postuar më at 22:02
78 0

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski nuk ka hequr dorë nga përpjekja e tij për formim të një shumice të re parlamentare.

Ai në ClickPlus deklaroi se, arritja e një kompromisi për Ligjin për regjistrim dhe për Kodin Zgjedhor, nuk e ka shuajtur ambicien e tyre për formim të shumicës së re parlamentare.

“Ne asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga formimi i një shumice parlamentare. Të mos mendojnë qytetarët se me këtë që është arritur, ne nuk kemi më ambicie për formim të qeverisë së re”, deklaroi Mickoski.

Për këtë, thotë se është në bisedime me deputetë të shumicës parlamentare dhe opozitës.

Ka folur edhe për atë, se me arritjen e një marrëveshje për regjistrimin, a do të tërhiqet bllokada nga VMRO-DPMNE-ja në Kuvend.

“Nëse kemi konstruktivitet nga njëra anë, atëherë do të ketë konstruktivitet edhe nga tjetra anë”, tha Mickoski.

nga kategoria