Categories: LajmePolitika

Mickoski dhe Gashi në Uashington u takuan me disa kongresmenë

Kryeministri Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se bashkë me kreun e Kuvendit, Afrim Gashi, kanë realizuar takime me disa kongresmenë amerikanë, përfshi këtu edhe ish-këshilltarin për siguri kombëtare të Barak Obamës, Xhejms Xhons. Mickoski thotë se kongresmenët shprehën mbështetje për Maqedoninë e Veriut, si një vend aleat i SHBA-së.

“Ne vazhdojmë me takimet dypalëshe me përfaqësues të lartë amerikanë në Uashington. Dje, së bashku me delegacionin nga qeveria, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, patëm një takim me kongresmenët Pit Seshëns, Robert Aderholt, Xho Uilson, Xhon Mulenar, si dhe me Xhejms Xhons, ish këshilltarin e sigurimit kombëtar. të Barak Obamës. Në takim u theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U diskutua për mundësinë e shfrytëzimit të potencialeve ekonomike dhe mbështetjes politike në realizimin e interesave strategjike të shtetit. Maqedonia po hyn në një cikël investimi për projekte serioze kapitale në infrastrukturë, energjetikë dhe shumë fusha të tjera. Gjithashtu, një nga synimet kryesore është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kongresmenët shprehën mbështetje të fortë për Maqedoninë, si mike dhe aleate e fuqishme e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Mickoski.

Admin01

Recent Posts

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

3 hours ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

3 hours ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

3 hours ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

3 hours ago

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

5 hours ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

6 hours ago