Duke komentuar konferencën për shtyp që nënkryetarit të BDI-së Arbër Ademi gjatë mbrëmjes së djeshme, kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk do të kenë mëshirë në hetimin mbi rastin e djegies së diskotekës në Koçan. Mickoski tha se nuk duhet të luhet në “kartën etnike në këtë rast”.
“T’u përgjigjem atyre që mbajnë konferenca për shtyp në mesnatë. Këtu nuk ka politikë. Do të përgjigjeni të gjithë. Që e keni marrë guximin në këtë mënyrë të bëni politikë në shpinë të qytetarëve dhe të jetëve që këta fëmijë i kanë humbur.
Nuk do të ketë mëshirë, nga shtëpia do t’i marrim. Nëse mendojnë të luajnë në kartë etnike dhe në politikë që mbrëmë tentuan me ato konferenca shtypi në mesnatë.
Nga shtëpia për veshë do t’i nxjerrim”, deklaroi Mickoski.