Mickosi kërkon që regjistrimi  i popullsisë të shtyhet për në shtator ndërsa zgjedhjet lokale të mbahen në nëntor

e postuar më at 15:55
77 0

VMRO-DPMNE kërkon që regjistrimi  i popullsisë të shtyhet për në shtator ndërsa zgjedhjet lokale të mbahen në nëntor. Këtë kërkesë kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski ia ka paraqitur ambasadorëve të huaj në vend përmes një letre duke e arsyetuar me përkeqësonin e gjendjes me pandeminë. Sipas tij, gjendja e rënduar epidemiologjike do të rrezikonte edhe më shumë shëndetin e qytetarëve nëse regjistrimi do të mbahen në prill.

Unë nuk dyshoj në nevojën për regjistrim kredibil, por në këtë moment nuk është koha për të njëjtin. Ne patjetër duhet të jemi të fokusuar para së gjithash në luftën kundër sfidave shëndetësore të cilat i kemi para nesh. Kur do të tejkalohet kriza shëndetësore, ne mundemi përsëri ti kthehemi regjistrimit- deklaroi Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Në letrën drejtuar ambasadorëve, të cilën Mickovski e ka shkruar nga Klinika Infektive, ku ndodhet për mjekim nga Covid19, kreu i VMRO-së thotë se deri në shtator do të ketë kohë që të sigurohen vaksinat, që qytetarët të jenë më të sigurt.

Ndërkohë VMRO-DPMNE pret që në Kuvend të hyjë në rend dite, iniciativa për shtyrjen e regjistrimit, e cila u dorëzua bashkë me mbi 100 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Për shtyrjen e regjistrimit, iniciativa kanë ngritur edhe nga Blloku nacional “Nuk e hap derën” i udhëhequr nga Janko Baçev. Megjithatë,  ka vazhduar regjistrimi online i diasporës i cili filloi më 1 mars, dhe siç njoftojnë nga Enti për Statistika, deri tani janë regjistruar mbi 47 mijë qytetarë. Regjistrimi fizik duhet të do të filloj më 1 prill dhe të përfundojë më 21 prill.

nga kategoria