Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, nga Çarshia e Vjetër në Shkup, ka deklaruar se edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, por edhe LSDM po ikin nga BDI-ja, për shkak siç tha ai, se është e korruptuar.
“Pra gjithë janë dakord se problemi ka emër në këtë shtet dhe ai është Bashkimi Demokratik për Integrim. Ne edhe më tej do shkojmë me fushatë pozitive, për ta promovuar kandidatin tonë Arben Taravari, ndërsa sa i përket zgjedhjeve parlamentare, aty fokusi jonë do të jetë në promovimin e programit tonë zgjehndor, idetë tona, zgjidhjet tona, normal edhe si opozitë duke tentuar t’i deshifrojmë dhe paraqesim gjitha anomalitë e qeverisë”, ta Izet Mexhiti, nga koalicioni i VLEN-it raporton SHENJA.
Mexhiti tha se do të jenë fitues të zgjedhjeve dhe pastaj do të ulen me ata që dëshirojnë të bëjnë qeveri për të diskutuar pikat të cilat i dallojnë dhe programin, ku shtoi, se integrimi është një nga pikat kryesore të tyre. /SHENJA/